Berisha: Rama mashtroi qytetarët lidhur me çmimin e naftës

Kryetari i Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim ndaj qytetarëve lidhur me çmimet e naftës dhe për fshehjen e dështimeve në investimet e huaja.

Në një videomesazh të publikuar sot, Berisha kritikoi rritjen e çmimit të naftës nga bordi i karburanteve, duke theksuar se kjo tregon ndikimin e drejtpërdrejtë të qeverisë mbi çmimet. Ai kërkoi uljen e taksës mbi karburantet, që sipas tij është “themel i çmimit stratosferik të naftës në Shqipëri”.

“Bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit nga 203 lekë në 215 lekë, duke dëshmuar se bordi është në mbrojtje të kompanive dhe jo të qytetarëve,” tha Berisha.

Kreu i PD-së kritikoi edhe deklaratat e kryeministrit për investimet e huaja, duke theksuar se gjatë 12 viteve të qeverisjes së Ramës nuk ka ardhur asnjë investitor serioz i ri.

Ai përmendi projektet që sipas tij u realizuan gjatë qeverisjes së PD-së, si Kaskada e Devollit, gazsjellësi trans-Adriatik dhe investimet e Shell, duke theksuar se investitorët e rinj janë larguar nga Shqipëria.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...

Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve

Nga Endi Tufa TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Këshilli...