Shqipëri-Ukrainë, miqësorja e të “zhgënjyerve”, statistikat anojnë dukshëm nga kundërshtari kuqezinjëve

Shqipëria do të përballet me Ukrainën të martën në orën 20:45 dhe do të trasmetohet si gjithmonë në Digitalb, në sfidën e vlefshme në kuadrin e miqësores, e cila do t’i shërbejë trajnerit Sylvinho për t’i dhënë minuta lojtarëve që nuk u aktivizuan në duelin e humbur me Poloninë në Varshavë.

Kur na ndajnë më shumë se 48 orë nga kjo përballje, ju njohim me statistikat e të dyja skuadrave në përballjet direkte, lojtarët më të vlerësuar si dhe rekordet e trajnerëve përkatës.
Me këtë kundërshtar, kuqezinjtë janë përballur gjithsej në 9 takime, 6 prej të cilave kanë përfunduar në favor të Ukrainës, 1 të Shqipërisë (në kualifikueset e Ligës së Kombeve në grupin B) dhe një tjetër e përfunduar në barazim. Një hendek i madh të cilin skuadra e Sylvinhos do të përpiqet ta “ulë” në takimin në Valencia.

Sa i përket rekordeve për secilin trajner, Sylvinho dhe Sergiy Rebrov ndajnë të njëjtin numër fitoresh, nga një për kokë, duke mbajtur baraspeshën në këtë drejtim. Sakaq, edhe tek vlerat e lojtarëve, pritësit e këtij dueli janë dukshëm më lart, pasi në radhët e ukrainasve ata “mburren” me Ilya Zabarnyi, vlera e të cilit në treg shkon në 45 milionë euro, ndërsa më i vlerësuari tek organika shqiptare është Anis Mehmeti me 14 milionë euro.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Natë dramatike në Oreokastro të Selanikut, zjarri përpin fabrika dhe kërcënon zonat e banuara

SELANIK,5 korrik 2026/Albania Express News/-Një natë dramatike në luftë...

Protestuesja nga Kanadaja: Berisha kumbari im, unë emigrova, ai notonte me paratë e Shqipërisë

TIRANË, 5 korrik 2026/Albania Express News/- Në ditën e 35-të...