Me firmë të Sali Berishës dhe ka Flamur Nokës, Partia Demokratike ka nxjerrë udhëzimet për procesin zgjedhor dhe organizativ të partisë.
Procesi i zgjedhjeve në PD sipas udhëzimeve të Kryesisë, duhet të jetë i rregullt, transparent.
“Brenda datës 30 prill 2026 zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha degët dhe nivelet e strukturës nga kryetar, nënkryetar, sekretar seksioni, grupseksioni, kryetar dege dhe kryesitë e degëve. Në këtë udhëzim theksohet se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e Statutit, për zgjedhje të lira, të fshehta dhe demokratike”, thuhet në deklaratë.
VENDIM:
Vendimin e Kryesisë nr 35 datë 17.03.2026 “Mbi proceset zgjedhore dhe Organizative të PDSH;
Udhëzimin nr 2 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm “Për mbajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e strukturës vendore të Partisë Demokratike”;
Udhëzimin nr 3 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm “Mbi procesin e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së degës”
Duhet të filloni menjëherë nga puna, të raportoni progresin sipas përcaktimeve në udhëzim dhe të respektoni me rigorozitet afatet kohore.

