Kombëtarja U19 e papërmbajtshme, shkatërron Maltën 7-1 në kualifikueset e Evropianit, shënon rezultatin më të thellë për të këtë grupmoshe

Kombëtarja U19 ishte e papërmbajtshme në sfidën e dytë të Grupit B4 në kualifikueset e Evropianit të kësaj grupmoshe ndaj Maltës duke e shkatërruar me rezultatin 7-1, që përbën edhe rezultatin më të thellë në historinë e Kombëtares U19 duke lënë pas fitoren e vitit 2024 me Lihtenshtejnin 6-0.

Kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 21 me Durmisin, por Malta barazoi 5 minuta më vonë me Camillerin. Nuk vonoi shumë dhe skuadra e Fatjon Tafajt shënoi sërish me Gabriel Kullën në minutën e 35 duke marrë kryesimin në 2-1. Pas këtij momenti kuqezinjtë 19 vjeçarë nuk u ndalën më. Pak para mbylljes së pjesës së parë Durmisi shënoi golin e tretë dhe pjesa e parë u mbyll 3-1 për Kombëtaren U19.
Në fillimin e 45 minutave të dyta, Durmisi plotësoi tregolëshin personal duke e çuar rezultatin në 4-1. Më pas Rexhepi shënoi golin e pestë, ndërkohë që goleadën e plotësoi Kulla që shënoi në minutat 72 dhe 80 për të plotësuar edhe ky tregolëshin personal dhe për të fiksuar fitoren 7-1 të Kombëtares U19. Në ndeshjen tjetër të grupit B4, Norvegjia fitoi 3-0 ndaj Luksemburgut në stadiumin “Niko Dovana”. Në 31 mars, Kombëtarja U19 do të luajë ndeshjen e fundit të këtij raundi kualifikues me Norvegjinë, një ndeshje që do të vendosë edhe fatin e kualifikimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...

Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve

Nga Endi Tufa TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Këshilli...