Shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, agjenti i Shërbimit Sekret qëllon veten me armë

Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së, pjesë e ekipit të sigurisë së ish-zonjës së parë Jill Biden, qëlloi aksidentalisht veten në këmbë të premten në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias, njoftoi një zyrtar i agjencisë.

“Rreth orës 8:30 të mëngjesit, një agjent i Shërbimit Sekret në detyrë pësoi një lëndim të lehtë pas një shkrepjeje të paqëllimtë të armës gjatë një detyre mbrojtëse,” tha Anthony Guglielmi, zëdhënës i USSS, në një deklaratë.

Agjenti mori ndihmë mjekësore menjëherë në aeroport dhe aktualisht po kurohet në një spital lokal, duke qenë në gjendje të qëndrueshme. Nuk pati të lënduar të tjerë, dhe ish-zonja e parë nuk ishte e pranishme gjatë incidentit, shkruan CNN.

Ngjarja pritet të hetohet nga Zyra për Përgjegjësi Profesionale e Shërbimit Sekret, dhe ngre pyetje mbi kushtet e punës dhe presionin që përballojnë agjentët e sigurisë.

Zyra e is-zonjës së parë nuk ka komentuar për incidentin. Kujtojmë se Jill Biden ishte e pranishme të mërkurën në mbrëmje në premierën e shfaqjes “Public Charge”, një dramë off-Broadway e shkruar nga ish-këshilltarja e saj kryesore, Julissa Reynoso.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pamje magjike nga mali i Korabit

TIRANË, 20 maj 2026 /Albania Express News/ Temperaturat e...

“Trump është i paaftë mendërisht”, 30 mjekë arrijnë në rezultatin: Duhet shkarkuar nga detyra si President

USA,20,maj 2026/Albania Express News/Mjekët që konstatojnë tek Trump rënie...

Mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta

TIRANË, 20 maj 2026/Albania Express/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri...

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...