Rruga Tudan–Kryezjarr i Elbasanit e bllokuar prej muajsh, ndërhyrjet dështojnë për shkak të rrëshqitjeve

 

Prej fillimit të këtij viti, rruga rurale që lidh fshatin Kryezjarr me qendrën e fshatit Tudan, në Njësinë Administrative Tregan të Bashkisë Elbasan, vijon të jetë e bllokuar, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve. Dhjetëra familje janë izoluar, ndërsa situata paraqitet e vështirë dhe pa një zgjidhje të shpejtë në horizont.

Shkak për bllokimin është bërë rrëshqitja masive e dheut nga shpatet mbi rrugë, e ndodhur në datat 7-8 janar të këtij viti e cila ka dëmtuar rëndë aksin. Menjëherë pas shkatërrimit të këtij segmenti rural, Agjencia e Shërbimeve Publike Rurale e Bashkisë Elbasan ndërhyri me mjete të rënda, duke punuar për rreth 10 ditë rresht për hapjen e rrugës. Por, për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit, punimet u ndërprenë më 21 janar, pas inspektimit nga specialistët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

Edhe përpjekjet e mëvonshme për ndërhyrje nuk kanë dhënë rezultat. Në datat 10 dhe 11 mars, gjatë një tjetër aksioni për pastrimin e dheut, situata u përkeqësua papritur, kur një eskavator u bllokua nga rrëshqitja e menjëhershme e shpatit, duke rrezikuar seriozisht jetën e manovratorit. U desh ndërhyrja e një mjeti tjetër për të nxjerrë eskavatorin nga dherat, çka dëshmon nivelin e lartë të rrezikut në zonë.

Sipas konkluzioneve të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ndërhyrja në këtë segment është e pamundur pa u stabilizuar më parë rrëshqitja. Ekspertët rekomandojnë pastrimin e materialeve inerte vetëm pas stabilizimit të terrenit, si dhe ndërtimin e një muri mbajtës për të siguruar skarpatën e sipërme dhe për të parandaluar rrëshqitje të tjera.

Në këto kushte, banorët janë të detyruar të përdorin aksin alternativ Tudan–Kryezjarr i Elbasanit për të siguruar lidhjen me zonat e tjera, ndërkohë që kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe zgjidhje afatgjatë për një problem që po rëndon çdo ditë jetën e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëfimi ekskluziv i artistit Ergi Teta nga Dorëzi i Librazhdit , i cili po shkëlqen në artin e të gdhendurit në dru dhe...

INTERVISTOI FATMIR POPJA LIBRAZHD,23 maj 2026/Albania Express News/Në një kohë...

Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij

RUSI,23 maj 2026/Albania Express News/Raportet e mediave ndërkombëtare dhe...

Referendumi për Berishën, nis procesi i votimit, dilemë numri i anëtarëve me të drejtë vote

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sot mbahen zgjedhjet për kreun...

Majlinda Paja shpallet “Miss Afërdita 2026”, Belshi përjeton një natë magjike buzë liqenit

NGA FATMIR POPJA BELSH,23 maj 2026/Albania Express News/Qyteti i Belshit...