“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu, apo kushdo që do të jetë në të ardhmen

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të “hapet shumë shpejt”, duke shtuar se do të dëshironte që kjo rrugë jetësore e transportit detar të vihej nën kontroll të përbashkët mes SHBA-së dhe Iran.

“Ajo do të hapet shumë shpejt nëse negociatat me Iranin vazhdojnë me ritme të shpejta”, tha Trump në një intervistë për CNN.
“Do të kontrollohet bashkërisht. Unë dhe Ajatollahu, kushdo që të jetë ai, apo kushdo që të jetë Ajatollahu i ardhshëm”, shtoi ai.

Trump foli gjithashtu për mundësinë e një ndryshimi regjimi në Iran, duke e cilësuar atë si “një formë shumë serioze”. Ai iu referua sulmeve në fazat e para të konfliktit, të cilat sipas tij goditën një pjesë të udhëheqjes së lartë iraniane.
“Automatikisht ka një ndryshim regjimi”, tha ai, përpara se të sugjeronte se bisedimet e fundjavës japin shenja për qetësimin e konfliktit.
“Po merremi me disa njerëz që i konsideroj shumë të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm”, shtoi Trump. “Njerëzit brenda e dinë se kush janë ata, janë shumë të respektuar dhe ndoshta njëri prej tyre mund të jetë pikërisht ajo që po kërkojmë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dede Ahmet Myftar Ahmataj ,udhërrëfyesi i urtësisë dhe dritës që nuk shuhet në kujtesën e kombit

Rubrika: "Mirënjohje dhe Fisnikëri" Nga Anila Ahmataj Vlorë,23 maj 2026/Albania Express...

Finale spektakolare me emocione dhe rivalitet në edicionin e katërt të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Atmosferë elektrizuese, emocione të forta...

Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë

JAPONI,23 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka ndarë...