Belshi ,festime madhështore në Ditën e Verës : “Dumrea Summer Day Fest” sjell në dy ditë muzikë dhe atmosferë pranvere pranë liqeneve karstike

Atmosfera e festës së Dita e Verës ka përfshirë tashmë edhe Belshin, ku tradita e lashtë e kësaj feste po rikthehet çdo vit e më fuqishëm. Qyteti dhe e gjithë zona e Dumresë po përjetojnë një gjallëri të veçantë, ndërsa familjet belshake kanë mirëpritur këtë vit edhe shumë miq e të afërm që kanë ardhur për të festuar së bashku.

Në kuadër të aktiviteteve festive, kryetari i Bashkisë Arif Tafani priti këtë prag fundjave edhe një delegacion nga Lugo, Itali, një komunë ku jeton dhe punon një komunitet i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë . Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe simbolike, pikërisht në prag të festës që bashkon traditën, kulturën dhe komunitetin.

Kulmi i festimeve pritet të jetë më 13–14 mars, kur organizohet “Dumrea Summer Day Fest”, një aktivitet që tashmë po kthehet në një nga eventet më të veçanta të festës së pranverës në këtë zonë. Për dy ditë me radhë, skena do të mbushet me muzikë, artistë të njohur dhe një atmosferë festive që pritet të tërheqë qindra vizitorë.

Eventi do të ofrojë një mori aktivitetesh për të gjithë familjen ,muzikë live, hapësira pikniku, argëtim për të rinjtë dhe aktivitete të shumta në natyrë. Organizatorët synojnë që kjo festë të shndërrohet në një eksperiencë të paharrueshme për çdo vizitor.

Këtë vit, Belshi dhe natyra e tij e mrekullueshme pritet të bëhen një nga destinacionet më të preferuara për festimet e Ditës së Verës. Liqenet e shumta karstike të zonës, të rrethuara nga masive pyjore dhe gjelbërim pranveror, do të ofrojnë sfondin perfekt për një festë ndryshe.

Qindra qytetarë nga zona e Dumresë, por edhe të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, pritet të zgjedhin këtë zonë për t’u relaksuar, për të festuar dhe për të kaluar një ditë të veçantë larg stresit dhe zhurmës së përditshme.

Tradita e piknikut në natyrë është rikthyer fuqishëm vitet e fundit në këtë zonë dhe 14 marsi pritet të jetë dita kur familje të tëra do të mblidhen pranë liqeneve për të shijuar festën në mënyrën më origjinale.

Me vetë-organizimin, pjesëmarrjen masive dhe atmosferën festive që po krijohet, Belshi pritet të japë edhe këtë vit një shembull të shkëlqyer të festimit të Ditës së Verës, duke e kthyer zonën në një nga qendrat më të gjalla të kësaj feste tradicionale shqiptare.

1 KOMENT

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...