“Ku ndryshojmë ne nga ata që donin t’i pushkatonin gjyshin?” Rama për Ballukun: Do mbroj të vërtetën e madhe, atë të prezumimit të pafajësisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se në lidhje me situatën e Belinda Ballukut, po i bëhet gjyq popullor para se t’i bëhet gjyqi nga autoritetet e drejtësisë.

Rama tha se nuk mund të kërkohet arrest pa gjyq, teksa shtoi se e vërteta e madhe e drejtësisë është prezumimi i pafajësisë për këdo që hetohet.
“U them të gjithëve t’i bëjnë vetes një pyetje: ku ndryshojmë ne? Që të gjithë ne sot, apo të paktën ku duhet të ndryshojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve dhe simpative tona, nga ata që e deshën me doemos të pushkatuar gjyshin e saj?”, iu drejtua Rama atyre që sipas tij kërkojnë burgosjen pa gjyq të Ballukut.

“Kjo nuk është pyetje që e bej sot për të mbrojtur Ballukun, që i takon asaj dhe drejtësisë, por e bëj për të mbrojtur të vërtetën e madhe sepse jam kryeministri i këtij vendi. Kjo e vërtetë e madhe quhet prezumimi i pafajësisë. Kërkojnë arrest pa gjyq”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...