Deputetja Aulona Bylykbashi shtron iftar në Elbasan, mbrëmje solidariteti në muajin e shenjtë të Ramazanit

Në atmosferën e veçantë të muajit të shenjtë të Ramazanit, deputetja socialiste e Elbasanit Aulona Bylykbashi ka shtruar këtë fundjavë një darkë tradicionale iftari, duke bashkuar besimtarë, përfaqësues të komunitetit dhe kolegë të saj në një mbrëmje që u karakterizua nga fryma e solidaritetit, reflektimit dhe vlerave njerëzore.

Në këtë darkë ishin të ftuar edhe përfaqësues të komunitetit mysliman, mes tyre Myftiu i Elbasanit Agim Duka, besimtarë të shumtë, deputetë të qarkut dhe përfaqësues të jetës publike. Në një postim në rrjetin social Facebook, Bylykbashi e cilësoi këtë takim si një moment të veçantë që afron më shumë qytetarët e Elbasanit dhe forcon lidhjet mes tyre.

“Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit pata kënaqësinë të shtroj një darkë iftari në praninë e Myftiut të Elbasanit, besimtarëve, kolegëve deputetë dhe përfaqësuesve të komunitetit. Ishte një mbrëmje që solli së bashku reflektimin, solidaritetin dhe vlerat që na bashkojnë si shoqëri. Ky muaj na kujton rëndësinë e mirësisë, respektit dhe kujdesit për njëri-tjetrin”, shkruan deputetja Bylykbashi.

Tradita e shtrimit të iftareve gjatë këtij muaji është ndjerë gjerësisht në Elbasan, ku atmosfera festive e Ramazanit ka bashkuar familje, miq dhe grupe të mëdha besimtarësh  rreth tryezave të përbashkëta. Ky muaj i bekuar shihet si një periudhë reflektimi shpirtëror dhe afrimi mes njerëzve, duke forcuar besimin te mirësia dhe te rrjedha pozitive e jetës.

Sofra e iftarit mbetet një traditë fisnike myslimane që bashkon njerëzit, promovon bujarinë dhe sjell një shpërblim të madh shpirtëror për ata që e praktikojnë. Deputetja Bylykbashi theksoi se në mbrëmje të tilla jeta duket më e lehtë dhe më e bukur, ndërsa tryeza e përbashkët përcjell ndjesi gëzimi dhe mirësie.

“Kjo sofër tradicionale më jep një ndjesi të veçantë gëzimi. Në një natë si kjo, jeta bëhet edhe më e bukur”, është shprehur ajo.

Në mesazhin e saj, deputetja vuri në dukje edhe vlerën e harmonisë fetare që karakterizon Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë. Sipas saj, bashkëjetesa dhe respekti mes besimeve fetare mbeten një nga pasuritë më të çmuara të shoqërisë shqiptare, ku komuniteti mysliman, që përbën shumicën, ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e modelit të shkëlqyer të tolerancës dhe mirëkuptimit.

Mbrëmja e iftarit e shtruar nga Bylykbashi në Elbasan u kthye  në një simbol të fortë bashkimi dhe respekti për traditat që mbajnë gjallë harmoninë mes njerëzve në këtë muaj të shenjtë. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...