Kriza presidenciale në Kosovë mes pazareve politike dhe rrezikut të zgjedhjeve të reja

Nga Ilir Krasniqi

PRISHTINË :Takimet e kreut te Qeverisë Albin Kurti me liderët politik të opozitës nuk prodhuan asnjë rezultat për sa i takon sigurimit të votave për zgjedhjen e presidentit. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda harkut kohor prej tre ditësh vendi hynë automatikisht në krizë kushtetuese. Për pasojë kuvendi shpërndahet dhe Kosovës shkon sërish në zgjedhje të parakohshme parlamnetare. Deri më tani vërehet një betejë e fortë politike rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Ndërsa presidentja aktuale e cilë gëzon një simpati në masë, hapur ka shfaqur ambiciet për rizgjedhjen e saj, edhe forcat opozitare janë deklaruar për kandidatët e tyre. PDK ka dalë me një ofertë për zgjedhjen e presidentit nga ana e tyre.

Ndërsa për këtë post është deklaruar hapur Arsim Bajrami. Por që nuk kanë gjetur gjuhë me kreun e LVV Kurti.
Tashmë ka një krizë të theksuar politike dhe tensione të forta rreth procesit institucional të zgjedhjes së presidentit të vendit, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive për kandidat dhe votat e nevojshme në Kuvend. Zgjedhjet presidenciale në Kosovë janë indirekte, pra presidenti zgjidhet nga Parlamenti i Kosovës, jo nga votimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve. Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të marrë 80 vota (2/3 e Kuvendit) në dy raundet e para, ose 61 vota në raundin e tretë. Nëse nuk arrihet një rezultat, mund të shpallet zgjidhje e parakohshme parlamentare. Deri tani, asnjë kandidat nuk i ka votat e mjaftueshme, sepse partitë kryesore nuk po arrijnë marrëveshje politike.


Partia në pushtet Vetëvendosje nuk i ka vetë 80 vota dhe ka nevojë për mbështetje nga opozita. Opozita po e kushtëzon votën me marrëveshje politike më të gjera.
Posti i presidentit ka kohë që është shndërruar në mjet pazari politik, ku palët po tentojnë të nxjerrin përfitime për qeverinë, ministritë dhe institucionet kyçe.
Ka edhe thirrje nga shoqëria civile që partitë të negociojnë për të shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme.
Kosova ka kaluar muaj të tërë me kriza institucionale që prej zgjedhjeve parlamentare dhe përpjekjeve për të formuar institucione të reja, duke përfshirë zgjedhjen e presidentit. Një pjesë e tensioneve lidhet edhe me marrëdhëniet etnike në veri të vendit dhe mosnjohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës nga Serbia, gjë që ndikon në klimën e përgjithshme politike. Në “lufën” politike që po zhvillohet rreth kontrollit të Presidencës, palët nuk po gjejnë kompromis duke rrezikuar që vendi sërish të shkojë në zgjedhje. Katër skenarë mbi tavolinë duket se kanë filluar të bien.

Një skenar më i fortë që qarkullon nëpër kuluaret para politike parashihnin VV me LDK që do të arrinin 80 vota për t’iu shmangur zgjedhjeve. Por kushtet e vendosura nga kjo e fundit e zbehin mundësinë, veçmas kur kihet parasysh se kjo e fundit me theks veq posteve kyqe dëshiron ndikim në politiken e jashtme, të cilën e drejton aktualisht Glauk Konjufca gjë që e bënë të pamundur. Abdixhiku pas takimit me Kurtin tha se nuk e mbështet kandidaten e propozuar nga Vetëvendosje. Ai kërkoi një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual, jo vendime të njëanshme. Sipas tij, takimi me Kurtin nuk prodhoi zgjidhje konkrete dhe mbeti në nivel diskutimi. Abdixhiku theksoi se presidenti duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo partiake.

Një marrëveshje e VV me PDK tashmë duket shumë i vështirë dhe është kundërshtuar nga kreu i kësaj të fundit Bedri Hamza marrë parasysh kushtet e vendosura. Hamza u shpreh se PDK nuk do ta votojë kandidatin e Vetëvendosjes për president, duke theksuar se: “Takimi ishte konsultativ, por nuk solli marrëveshje”.

Një koalicion i tillë do të shkaktonte krizë legjimiteti politik të VV e cila ka ndërtuar identitetin e saj mbi luftën kundër PDK. Dështimi i një koalicioni pa dyshim që qon në zgjedhje të reja. Kjo meqë afati kushtetues kalon, kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e përkohshme organizohen brenda 45 ditëve. Pasojat e zgjedhjeve të reja do të kishin një kosto të lartë, pasi përveç anës materiale do të ketë bllokim reformash, krizë ekonomike. Presidenti nuk është problem real se sa për kontroll. VV përveç ruajtjes së pushtetit stabil, dëshiron ta ketë presidentin si aleat politik dhe të mos hap rrugë për rikthimin e elitave të vjetra. Ndërsa opozita e do presidencën për ta dobësuar qeverinë, krijimin e terrenit për kthimin në pushtet duke imponuar zgjedhje të reja.

 

Zgjedhjet e reja nuk do të ndryshonin shumë peizazhin politik të vendit. Opinioni është duke u irrituar nga zgjedhje pas zgjedhje dhe kjo pavarësisht faktik që një pjesë të madhe të përgjegjësisë e ka edhe opozita, megjithatë kjo do të mund të ketë edhe një kosto për LVV, Teksa përfitues më i madhe, do të ishte PDK, derisa LDK mund të ketë një përfitim të vogël ashtu sikurse edhe AAK. Ndërsa Lista serbe do të kishte fitim të madh.Gjykuar nga praktikat e mëhershme gjasat për marrëveshje politik mund të jenë në minutat e fundit. Kjo sepse politika kosovare gjithmonë zgjidhë krizën në momentin e fundit, sepse askush realisht nuk i do zgjedhjet tani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME