Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda falënderon dy policët që ndaluan autorin e tentativës për grabitje banke: Reagim në kohë rekord

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Elton Alushi, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët me guxim, profesionalizëm dhe në kohë rekord, shkuan në vendngjarje, neutralizuan dhe arrestuan autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve, dhe tentoi të largohej.

Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit nr. 2, drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar nga dy kolegët tanë, Inspektor Ermal Çeku dhe Inspektor Eduart Saliko, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.

“Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës, duke neutralizuar autorin, si dhe duke sekuestruar armën e zjarrit dhe shumën e parave të grabitura. Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë”, tha Proda.

“Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi. Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit”, përfundoi Proda.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme, ku një 58-vjeçar, nën kërcënimin e kallashnikovit, grabiti një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në tentativë për t’u larguar, u neutralizua nga policia, e cila u njoftua nga një klient i bankës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kriza e fshehur nis tani

  Nga Klevis Elezi ,Politolog Rritja e çmimeve të naftës nuk...

Mediat: SHBA-ja dhe Irani diskutojnë për armëpushimin 45-ditor, shanse të vogla për marrëveshje brenda 48 orëve

Negociatat prapa skenave për një armëpushim të mundshëm 45-ditor...

Historia si art, një përvojë ndryshe në shkollën artistike “Onufri”

Historia mori jetë në klasat e 10-ta të shkollës...

Irani ngre alarmin për tregtinë botërore, në shënjestër korridoret detare

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ndërprerje...