Penalltia e fundit ndez debat, deputeti Adi Qose: Mjaft me vendime që ndryshojnë ndeshjet

Deputeti i Elbasanit, Adi Qose, ka reaguar pas penalltisë së akorduar në minutat e fundit ndaj Partizanit, një vendim që ka shkaktuar debat të madh në opinionin sportiv. Përmes një qëndrimi publik, ai shpreh shqetësimin për vendimet e diskutueshme që, sipas tij, po ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjeve dhe në integritetin e garës.

Në reagimin e tij, Qose shprehet:

“Elbasani është një qytet që jeton me sportin. ‘Elbasan Arena’ është sot një nga stadiumet me më shumë pjesëmarrje dhe energji në Superligë. Me një tifozeri të organizuar, pasionante që janë pasuria e vërtetë e ekipit. ULTRAS TIGRAT VERDHEBLU. Për elbasanasit, futbolli është një motiv që tregon unitetin, traditat dhe vlerat më të mira qytetare. Unë kam qenë aty, që prej Ditës 1, të krijimit të AF Elbasani e përpos pjesës time emotive, besoj se gabimet e përsëritura dhe vendimet e diskutueshme nuk duhet të kthehen në një histori pa fund, sidomos kur ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjeve. Respekti për garën, paanshmëria dhe integriteti sportiv duhet të jenë mbi gjithçka. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ekipin tonë me dinjitet, ashtu siç i ka hije Elbasanit”, mbyllet reagimi i Qoses.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...