Miratohet marrëveshja e grantit për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e grantit dhe projektin ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESh) si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës”.

Sipas vendimit, janë miratuar gjithashtu masat shoqëruese për projektin, të cilat do të garantojnë zbatimin efikas dhe monitorimin e të gjitha fazave të rehabilitimit të hidrocentralit. Ky investim synon rritjen e efikasitetit të prodhimit të energjisë, sigurimin e shërbimeve të qëndrueshme energjetike dhe modernizimin e infrastrukturës ekzistuese.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, duke hapur rrugën për nisjen e implementimit të këtij projekti strategjik për sektorin energjetik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

‘Lumë golash’ në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

ANGLI , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Old Trafford u...

SPAK zgjeron akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni: Nën hetim për pastrim parash dhe korrupsion

Dyshimet për lidhje financiare me fondet e AKSHI-t dhe...

Thu’Je: Në kohë krize, Shqipëria krijon një hapësirë të re europiane për demokracinë dhedialogun

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 120 organizata...