Qeveria miraton rritjen e pagës bazë të punonjësve në qeverisjen vendore

Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në vendimin nr. 328, datë 31 maj 2023, që përcakton klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page, si dhe kufijtë e pagave të funksionarëve të zgjedhur, nëpunësve civilë dhe punonjësve administrativë.

Sipas vendimit të ri, kufijtë e pagave bazë për punonjësit administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore përcaktohen nga 50.000 deri në 57.000 lekë në muaj.

Ndër të tjera, janë rishikuar edhe kufijtë minimalë dhe maksimalë të elementit “Pagë për pozicion” për të gjitha klasat, si rezultat i indeksimit me 2,5% dhe i politikës së rritjes së pagave.

Efektet financiare për vitin 2026 do të mbulohen nga transferta e akorduar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nga të ardhurat e veta të këtyre njësive, sipas ligjit nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe ka efekt që nga 1 janari 2026. Njësitë e vetëqeverisjes vendore janë ngarkuar me zbatimin e tij, në funksion të përmirësimit të kushteve financiare të punonjësve dhe harmonizimit të pagave në nivel vendi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...