Zjarret masive në Gramsh, 8 grupe në terren, brenda një jave raporti i detajuar i dëmeve

Nga Fatmir Popja

Zjarret masive që përfshinë Njësinë Administrative Skënderbegas në Bashkinë e Gramshit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pasuritë natyrore dhe ato private, ndërsa autoritetet e pushtetit vendor kanë intensifikuar përpjekjet për të evidentuar dhe dokumentuar çdo dëm të shkaktuar nga zjarret.

Me urdhër të Prefektit të Qarkut Elbasan, z. Ilir Bejtja, të gjitha bashkitë e Qarkut, Elbasani, Librazhdi, Cërriku, Prrenjasi, Peqini dhe Belshi janë angazhuar në mbështetje të Bashkisë Gramsh për të përballuar situatën emergjente dhe për të përgatitur një dosje të plotë të dëmeve.

“Falë mbështetjes së Prefektit dhe kolegëve nga bashkitë e këtij Qarku,prej së hënës ka nisur puna në terren me 8 grupe pune, të përbëra nga inxhinierë, topografë, veterinerë dhe agronomë. Brenda një jave, dosja e plotë me të gjitha dëmet e shkaktuara nga zjarri do të jetë gati për dorëzim tek institucionet përkatëse dhe donatorët që janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë,” thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkisë Gramsh. Dëmet e Parapara nga Grupi i Punës (të dhëna paraprake)

Sipërfaqe të djegura:
• Pyll pishe: 250 ha
• Ullinj: 32 ha
• Vreshta: 24 ha
• Bimë Aromatike-Mjekësore: 13 ha
• Humbje në blegtori dhe bujqësi:
• Shpendë: 1,200
• Bagëti e imët: 165
• Bagëti e trashë: 16
• Njëthundrakë: 9
• Kosha bletësh: 306
• Bala jonxhe: 7,300
• Dëme në infrastrukturë dhe banesa:
• Stalla të djegura: 7
• Banesa të dëmtuara: 40
• Të prekur nga zjarri:
• Persona të evakuuar: rreth 300
• Të strehuar në konvikt: 43
• Të tjerët janë strehuar tek të afërm ose në banesa të dyta
• Humbje njerëzore dhe shëndetësore:
• 1 person ka humbur jetën
• 2 persona të dëmtuar nga asfiksia

Autoritetet janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë për të garantuar një reagim të koordinuar në bashkëpunim me strukturat lokale dhe kombëtare. Vlerësimi i plotë dhe i detajuar i dëmeve pritet të dorëzohet brenda një jave, çka do të mundësojë edhe aktivizimin e ndihmës konkrete nga institucionet dhe donatorët .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...