Përfshihet në konflikt avokati i ish Presidentit Ilir Meta , po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës

Policia e Shtetit informoi sot se shtetasi Kujtim Cakrani, 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në qytetin e Vlorës një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas Policisë konflikti nisi rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do të furnizonte automjetin.

Policia sqaron se paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin Kujtim Cakrani  ,avokat i ish Presidentit Ilir Meta, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përfundon rikonstruksioni i fushës me bar natyral në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” në Elbasan

ELBASAN ,30 gusht 2026/Albania Express News/- Ka përfunduar rikonstruksioni...

Emigrantët gati të largohen, frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

GJERMANI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shumë emigrantë në...