Kategoria Superiore/ Elbasani i përgjigjet Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

Elbasani i përgjigjet Vllaznisë dhe rigjen suksesin në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Gvozdenovic iu mponua Teutës në sfidën e javës së 23 duke e mundur me përmbysje në rezultat 2-1 në një përballje ku senegalezi Boye bëri debutimin e tij në mënyrën më perfekte

Pjesa e parë u mbyll 0-0 me skuadrat që bënë shumë pak në fushën e lojës, por pas pushimit të ndeshjes, gjërat ndryshuan. Skuadrat rritën ritmin e lojës në kërkim të golit dhe ajo që e gjeti e para atë ishte pikërisht Teuta me Gonçalves që dhuroi vërtet spektakël me gjuajtjen e tij dhe rezultati shkoi 1-0 për durrsakët.
Por në minutat në vijim në skenë hyri Boye që veshi mantelin e protagonistit absolut me senegalezin që në ndeshjen e tij të parë me Elbasanin shënoi dy herë duke përmbysur avantazhin 1-0 të Teutës dhe duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij. Kështu pas këtij suksesi Elbasani ngjitet në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Teuta mbetet me 27 pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...