Protesta e tretë kombëtare e PD-së, Berisha: Strategjia është rrëzimi i Edi Ramës, dy motivet kryesore janë…

Në një konferencë për kryetarët, Sali Berisha u ndal te protesta e tretë kombëtare e PD-së që do të mbahet më 10 shkurt.

Lideri i Partisë Demokratike u shpreh se strategjia që do të ndiqet do të jetë beteja gjer në rrëzim të Kryeministrit Edi Rama.

“Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës. Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Për çdo qytetar, ne shohim një zgjerim të madh të mirëkuptimit dhe jemi shumë të inkurajuar, shumë mirënjohës ndaj qytetarëve. Sepse që një qytetar të zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të ketë motive të forta. Dhe qytetarët e kanë kuptuar se kanë motivet më të fuqishme që mund të ekzistojnë. Qeveria nuk ka legjitimitet. Ka shndërruar zgjedhjet në farsë.Motivi i dytë, qeveria ka vjedhur qindra dhe miliarda euro dhe jo vetëm që nuk do të ndjejë përgjegjësinë, por bllokon drejtësinë. Janë dy faktorë madhorë që delegjitimojnë çdo pushtet. Dhe shqiptarët janë të vendosur një minutë e më parë me çdo çmim nga një pushtet i paligjshëm si ky që është sot”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh sot një...

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku

Cërrik ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Identifikohen viktimat e aksidentit...

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...