Partizani mbush 80 vjeç, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij

Në 4 shkurt të 1946 u themelua një prej klubeve që do të gdhendnin fort emrin në historinë e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Partizanin që këtë të mërkurë feston 80 vjetorin e tij të krijimit, një klub që ka fituar trofe të shumtë, por edhe që është nderuar me çmime si ‘Nderi i kombit’ apo ‘Legjenda e Futbollit shqiptar’

Në 80 vjet të historisë së tij të lavdishme, Partizani ka fituar 17 herë titullin kampion i Shqipërisë, i fundit përpara 3 viteve, 15 herë Kupën e Shqipërisë, 3 herë Superkupën e Shqipërisë.
Por jo vetëm kaq, Partzani është i vetmi klub shqiptar që ka në palmaresin e tij një trofe ndërkombëtar, trofeun e kampionit të Ballkanit të fituar në vitin 1970, ndërkohë që kjo skuadër ka fituar edhe 2 medalje argjendi në Spartakiadat e Leipzig dhe Hanoit në 1958 dhe 1963

Po kështu Partizani është edhe i pari klub që ka përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion evropian me Të Kuqtë që në këtë pikë arritjen më të madhe kanë kualifikimin deri në fazën e playoffit në Conference League.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...