Luçiano Boçi: PD do të vijojë punën në komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, deklaroi se PD nuk e bojkoton këtë komision dhe është e gatshme të marrë pjesë në mbledhjet e tij, për sa kohë ato thirren me dakordësi mes bashkëkryetarëve dhe në përputhje me rregullat parlamentare.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Boçi e cilësoi “nul” mbledhjen e zhvilluar sot nga mazhoranca, duke theksuar se ajo është thirrur pa njoftim, pa konsultim me bashkëkryetarin e opozitës dhe pa forum ligjor. Sipas tij, çdo vendimmarrje e dalë nga një mbledhje e tillë është e pavlefshme.

“Komisioni thirret në bashkëpunim mes bashkëkryetarëve. Unë, si bashkëkryetar, nuk jam njoftuar dhe nuk ka pasur asnjë konsultim. Në këto kushte, mbledhja dhe çdo plan pune i miratuar sot janë nul”, u shpreh Boçi.

Ai akuzoi mazhorancën për sjellje arbitrare dhe për tentativa të njëanshme për të avancuar procesin, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndryshuar përbërjen e komisionit pa konsensus do të shoqërohet me reagim të fortë nga Partia Demokratike.

Boçi theksoi se qëndrimi i PD-së, i dalë nga diskutimet në grupin parlamentar, është vijimi i pjesëmarrjes në komision, me synimin për një proces real dhe gjithëpërfshirës. “Reforma Territoriale është e rëndësishme dhe nuk duhet të paragjykohet. Ajo duhet të ketë një finalizim të vetëm dhe konsensual, jo variante të paracaktuara”, tha ai.

Duke iu referuar deklaratave të mazhorancës për ndryshime të mundshme të njëanshme, Boçi nënvizoi se ligji parashikon konsultime me pushtetin vendor dhe banorët, përfshirë edhe pranueshmërinë e qytetarëve në rast bashkimesh të njësive vendore.

Në lidhje me mundësinë që mazhoranca të votojë në seancë plenare ndryshimin e formulës së komisionit, Boçi u shpreh se një veprim i tillë do ta vendoste procesin jashtë çdo standardi demokratik.

“Nëse sillen në mënyrë arbitrare, do të ketë reagim të fortë. Ne do të mbrojmë të drejtën tonë dhe do të ftojmë edhe qytetarët të reagojnë ndaj mënyrës se si po tentohet të imponohet Reforma Territoriale”, deklaroi ai.

Sipas Boçit, Reformat Territoriale dhe Zgjedhore janë procese të ndërlidhura dhe mbi interesat partiake, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në jetën politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fitorja me Kurasaon fut Gjermaninë në historinë e Botërorëve, parakalon Brazilin për golat e shënuar në këtë turne

BOTËRORI 2026/15 qershor 2026/Albania Express News/Përfaqësuesja e Gjermanisë ka...

Hita vlerëson dy diplomatë amerikanë për kontributin në forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA

TIRANË, 15 qershor 2026 /Albania Express News/ Në ambientet...

Berisha nga SPAK: Farsa elektorale e provuar, Dumani armik i votës së lirë

TIRANË, 15 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Çuditë e Botërorit, mediat janë të sigurta: Trajneri i përfaqësueses afrikane jep dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes së parë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, ka...