Prova e fundit për Gvozdenoviç, Elbasani përballet me Ilirinë në “Elbasan Arena”

Ekipi i Elbasanit do të zbresë në fushë nesër, më 15 gusht, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, për një ndeshje miqësore ndaj Ilirisë, skuadër që militon në Kategorinë e Parë. Ky test do të shërbejë si një përballje e vlefshme për të matur formën e verdhebluve vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri.

Për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, kjo sfidë është prova e fundit për të bërë rregullimet e nevojshme në formacion dhe për të testuar lojtarët që kanë mbërritur gjatë merkatos verore. Elbasani ka zhvilluar disa miqësore gjatë fazës përgatitore, por kjo ndeshje do të ketë një peshë të veçantë, pasi është edhe gjenerale para kampionatit.

Skuadra verdheblu pritet të provojë disa skema taktike dhe të japë më shumë minuta lojtarëve të rinj, të cilët po kërkojnë të bindin stafin teknik. Përballë do të jetë Iliria, një kundërshtar serioz që gjithashtu po përgatitet për sezonin në Kategorinë e Parë dhe synon të shfrytëzojë takimin për të parë potencialin e saj.

Tifozët e Elbasanit do të kenë mundësinë të shohin nga afër skuadrën që do të përfaqësojë qytetin në Superiore, si dhe afrimet e reja që pritet të japin tonin në këtë edicion. Testi i fundit do të shërbejë jo vetëm për ritmin e lojtarëve, por edhe për të krijuar atmosferën e duhur në prag të startit të kampionatit.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kulla Hupi, destinacion që vendos në hartën turistike fshatin Dushaj në Bulqizë

BULQIZË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kulla “Hupi” në...

Java nis me kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

TIRANË,18 maj 2026/Albania Express News/Java në vendin tonë do...