Situatë ende mjaft kritike nga zjarret në fshatin Kullollas, Gramsh

Në orët e vona të pasdites së sotme, situata më kritike në qarkun Elbasan paraqitet në fshatin Kullollas të bashkisë Gramsh. Mbi 200 forca janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve, përfshirë trupa tokësore dhe mjete ajrore.

Në operacion janë vënë në dispozicion edhe helikopterë nga Çekia dhe Sllovakia, të cilët po asistojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, vatrat e zjarrit në zonat e Kodovjatit dhe Sojnikut janë izoluar dhe nuk përbëjnë më rrezik për banesat përreth.

Pavarësisht përmirësimit të situatës në këto zona, autoritetet mbeten në gatishmëri dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme të gjithë territorin, për të parandaluar çdo përkeqësim të mundshëm.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...