Rama: Solidaritet me familjet të cilat humbën shtëpitë nga zjarret. Ju siguroj se do ktheheni në një shtëpi më të mirë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje në Facebook, shprehu solidaritet me të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga zjarret e ditëve të fundit në vendin tonë.

“Tani që flasim, janë 207 shtëpi të dëmtuara, por në këtë numër hyjnë 40 familje të cilat faktikisht e kanë humbur plotësisht banesën. I siguroj të gjithë se ne po bëjmë inventarizimin e plotë të dëmeve dhe padiskutim që askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë. Ashtu sikundër edhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një”, tha Rama.

“Shpreh sërish mirënjohje dhe respekt për të gjitha forcat e angazhuara në terren. Kanë qenë mbi 10 000 forca të të gjitha llojeve që kanë pasur pjesën e vet të frontit, por në radhë të parë shpreh falenderim për trupat zjarrfikëse, që meritojnë të gjithë admirimin”, shtoi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME