Peqin/ Nga shkatërrimi tek rilindja, ura e Grykshit bëhet më e mirë se më parë

Pas dëmtimit të rëndë dhe zjarrit të vendosur nga persona të papërgjegjshëm, ura e Grykshit u kthye në një shqetësim të madh për banorët e zonës.

Ky segment është një nyje jetike për lëvizjen e përditshme të fshatit, lidhjen me tokat bujqësore, shkollat dhe tregjet përreth.

Bashkia e Peqinit reagoi menjëherë duke izoluar zonën për të garantuar sigurinë dhe duke nisur menjëherë punën për rindërtimin e urës.

Me angazhim dhe përkushtim maksimal, puna u realizua në kohë rekord, duke shmangur çdo bllokim afatgjatë të qarkullimit.

Jo vetëm që ura u rikthye në funksion, por u përmirësua ndjeshëm në cilësi dhe qëndrueshmëri.

Investimi i ri garanton siguri më të madhe për banorët dhe mjetet që kalojnë çdo ditë, duke u bërë një shembull konkret se si veprimet e shpejta dhe vendimtare sjellin rezultate të prekshme.

Ky projekt i Bashkisë Peqin tregon qartë se kujdesi për komunitetin dhe infrastrukturën jetike mbetet prioritet absolut i kryebashkiakut Bukurosh Maçi.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Përballja spektakolare mes...

Spektakël me 10 gola në Miami, Anglia mund mes dramës Francën dhe rrëmben medaljen e bronzit në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia e ka...

FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin

STAMBOLL, 19 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi turk i futbollit...