Paralajmërimet e Trump, Irani: Do përgjigjemi si kurrë më parë! Të gatshëm për dialog

Irani përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me një deklaratë të presidentit amerikan, Donald Trump i cili thekson se një armatim masiv po shkon drejt Iranit. Në reagim Irani thekson se SHBA herën e fundit që u përfshi në luftërat në Afganistan dhe Irak shpërdoruan mbi 7 trilionë dollarë dhe humbën më shumë se 7,000 jetë amerikanësh.

“Irani është i gatshëm për dialog bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta – POR NËSE SHTYHET, DO TË MBROJË VETEN DHE DO TË PËRGJIGJE SI KURRË MË PARË,” tha misioni iranian në OKB në një postim.

Irani bshkëngjitur me reagimin ka shpërndarë edhe postimin e Trump i cili thekson se duhet të arrihet një marrëveshje pasi sipas tij në të kundërt do të zhvillohet një operacion për shkatërrimin e tij.

“Një Armatë masive po shkon drejt Iranit. Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh. Është një flotë më e madhe, e kryesuar nga Aeroplanmbajtësja e madhe Abraham Lincoln, sesa ajo e dërguar në Venezuelë. Ashtu si me Venezuelën, ajo është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të përmbushë me shpejtësi misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme.

Shpresojmë që Irani të “vijë shpejt në tryezë” dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – JO ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore!

Siç i thashë Iranit një herë më parë, BËNI NJË MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe pati “Operacionin Çekiç i Mesnatës”, një shkatërrim të madh të Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri’, shkroi Trump.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

24 vite burg për ish-ministrin spanjoll, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

SPANJË ,22 qershor 2026/Albania Express News/José Luis Ábalos, ish-ministër...

Tragjedi në Francë/ Mamaja lë dy fëmijët në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë për shkak të të nxehtit

TIRANË ,22 qershor 2026/Albania Express News/Dy fëmijë, të moshës...

Media italiane: Sfida e re e kryeministrit që ndryshoi Shqipërinë

TIRANË, 22 qershor 2026  /Albania Express News/ – Për...