Nga vatër ndotjeje në hapësirë të pastër: Bashkia Cërrik pastron pikën problematike në Lagjen Nr. 3 -Fermë

Bashkia Cërrik ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të Lagjes Nr. 3 – Fermë, duke i dhënë fund një pike që ishte shndërruar në vendgrumbullim të paligjshëm mbetjesh. Kryetari i bashkisë, Florenc Doka, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook se zona ishte ndotur rëndë nga hedhja pa kriter e divaneve, mbetjeve të betonit dhe qeseve me plehra, duke dëmtuar mjedisin dhe cilësinë e jetesës së komunitetit.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të bashkisë, pika u pastrua plotësisht dhe normaliteti u rikthye, duke eliminuar një burim serioz ndotjeje për lagjen.

Kryebashkiaku Doka theksoi se tani është koha për përgjegjësi të përbashkët, duke shprehur besimin se banorët do të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe nuk do të hedhin më mbetje në këtë hapësirë.

Mjedisi është përgjegjësi e të gjithëve. Vetëm me bashkëpunim ndërtojmë një qytet më të pastër dhe më të jetueshëm,” nënvizoi ai, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj hapësirave publike.

Ky veprim tregon angazhimin e Bashkisë Cërrik për një mjedis më të shëndetshëm dhe një qytet më të rregullt për të gjithë banorët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sirena angleze për Kristjan Asllanin, mesfushori i Kombëtares shqiptare përfundon në radarët e klubit të Premier League

TIRANË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Mesfushori shqiptar i Interit,...

Nisin punimet për asfaltimin e rrugëve në Prrenjas, investimi synon përmirësimin e infrastrukturës urbane

PRRENJAS ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Kanë nisur punimet për...

Aksident i frikshëm në Kosovë pranë kufirit me Shqipërinë, shtatë persona ngelin të plagosur

KOSOVË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Shtatë persona kanë mbetur...