Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia, 200 mijë familje mbeten pa energji elektrike

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra banorë.

Sipas zyrtarëve të emëruar nga Rusia në rajonin e Zaporizhzhias, mbi 200 mijë familje mbetën pa rrymë elektrike, ndërsa energjia u ndërpre në rreth 400 fshatra dhe qytete.
Në të njëjtën kohë, Rusia ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë natës, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe disa të plagosur. Sulme u raportuan në disa rajone, përfshirë Odesën, Kharkivin dhe Dnipron.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se riparimi i sistemit energjetik është i vështirë, por autoritetet po punojnë për ta rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shtoi se Rusia ka përdorur qindra dronë dhe raketa gjatë javës së fundit.
Zelensky gjithashtu u shpreh se nëse Rusia vazhdon të zvarrisë bisedimet për paqe, komuniteti ndërkombëtar duhet të rrisë mbështetjen për Ukrainën.
Ndërkohë, autoritetet ruse njoftuan se në territorin e Rusisë, tre persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën nga mbetjet e një droni ukrainas që ranë mbi një ndërtesë.
Sakaq, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike bëri të ditur se kanë nisur riparimet e linjës rezervë të energjisë për centralin bërthamor të Zaporizhzhias, nën një marrëveshje armëpushimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Referendumi në PD, Berisha rikonfirmohet me 96% të votave në krye të opozitës. Rezultatet në çdo degë

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sali Berisha është rikonfirmuar nga...

Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Egnatia mposht Vllazninë në një...

Fieri hap në plazhin e Darëzezës sezonin e ri turistik veror

FIER,23 maj 2026/Albania Express News/ Mes një atmosfere festive...

PD Elbasan “blindon” votën , mbi 1100 anëtarë votojnë pro në referendumin për Berishën

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Në degën e Partisë Demokratike...