Skënderbeu bën pazar në Superiore, siguron shërbimin e sulmuesit të Elbasanit

Skënderbeu bën pazar në Kategorinë Superiore në këtë sesion të merkatos. Skuadra korçare që po kërkon të kthehet në elitën e futbollit shqiptar ka siguruar shërbimin e sulmuesit Antonio Delaj nga Elbasani, një transferim që është bërë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.

Klubi i Elbasanit ka konfirmuar këtë lëvizje të futbollistit të tij në drejtim të Skënderbeut.

‘Antonio Delaj i bashkohet ekipit të KF Skënderbeut në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual’-lexohet në njoftimin e skuadrës verdheblu. Sulmuesi 22 vjeçar  që nisi gjithçka te Vllaznia për t’u transferuar te Elbasani në muajt e verës, nuk pati shumë hapësira aktivizimi dhe në këtë mënyrë ai u transferua te Skënderbeu si një përforcim i reparit të sulmit te skuadra korçare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ujërat termale të Bënjës në Përmet tërheqin turistë edhe në vjeshtë

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Kur temperaturat janë...

Aksident në Karkavec, përplasen dy automjete në aksin Qafë Plloçë–Qukës, plagoset një grua

PRRENJAS , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor...

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...