Parashikimi i motit për sot, 11 janar 2026

Ditën e sitme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshm. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në të gjithë territorin. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Fest në Sokak” promovon te turistët e huaj traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak”...

Berisha pasi u rikonfirmua në krye të PD: Mirënjohje edhe për ata që votuan kundër, vota e tyre do mbahet shënim

TIRANË,24 maj 1944/Albania Express News/Sali Berisha falënderoi anëtarët e...