Reshjet krijojnë probleme në qarkun Elbasan, bllokohet përkohësisht rruga në Kthesat e Dragostunjës; situata nën kontroll, qarkullimi rikthehet normal

Në Qarkun Elbasan, gjatë orëve të natës janë regjistruar reshje shiu sporadike me intensitet të ulët, të cilat kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të sotëm me të njëjtin ritëm. Sipas të dhënave zyrtare, situata paraqitet e qetë dhe pa problematika në të gjithë territorin e qarkut.

Në akset rrugore, qarkullimi është normal. Në rrugën nacionale Elbasan–Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, rreth orës 03:00 të mëngjesit është ndërhyrë nga firma kontraktuese për pastrimin e një masivi dheu që kishte rënë në rrugë, duke bërë të mundur rikthimin e menjëhershëm të qarkullimit pa pengesa.

Sa i përket situatës hidrike, prurjet e lumit Shkumbin janë mbi mesataren, por aktualisht nuk paraqesin rrezik. Në të njëjtat kushte janë edhe përroi i Zaranikës dhe ai i Paprit, të cilët po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë, që prej mesditës së djeshme kanë vijuar shkarkimet nga HEC Banjë, ndërsa në orën 09:00 parashikohet një rritje tjetër e prurjeve, ku shkarkimi do të arrijë në 290 m³/sekondë dhe, së bashku me prodhimin, do të shkojë në 390 m³/sekondë.

Në kuadër të masave parandaluese, janë njoftuar bashkitë Cërrik dhe Belsh për të qenë në gatishmëri të plotë në zonat ku kalon lumi Devoll, në rast se do të ketë rritje të mëtejshme të nivelit të ujit apo rrezik për përmbytje.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren dhe apelojnë për qetësi, duke siguruar se çdo zhvillim do të menaxhohet në kohë reale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vrasje me armë zjarri në Nikël/ Viktima dhe autori ishin fqinj, detajet e para

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e...

Diplomohen 70 arbitra të rinj futbolli , Presidenti Duka: Rruga juaj sapo ka filluar, FSHF do t’ju mbështesë në karrierë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe arbitrat e diplomuar Akademia...

Edi Rama: Situata në Lindjen e Mesme, më shumë turistë do të vijnë në Shqipëri

ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste,...