Rama: Srukturat në gatishmëri, vijon pandërprerje pastrimi i akseve rrugore

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se gjatë natës për mbarëvajtjen e situatës nga reshjet, të gjitha njësitë operative kanë qenë në terren dhe puna vijon pa ndërprerje për pastrimin e askeve rrugore.

Sipas Ramës, ekipet e bashkive, Emergjencat Civile lokale, Forcat e Armatosura, ekipet mjekësore dhe Policia, kanë qenë në gatishmëri, teksa ekipet e kontraktorëve vijojnë në mënyrë të pandërprerë punën për pastrimin e askeve rrugore të prekura nga reshjet, rrëshqitjet e dheut, apo dëbora.

Duke bërë një përditësim për situatën në të gjithë vendin, Rama u ndal tek akset rrugore.

Sipas kreut të qeverisë gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit.

“Reshje dëbore ka pasur në Rajonin Verior: Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj Bulqizë, Qafë Bualli-Peshkopi, Peshkopi-Maqellarë, Hani i Hotit-Dogana Vermosh, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Bajram Curri-Valbonë, Pukë-Fushë Arrëz, Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fushë Dukagjin.

“Në Rajonin Qendror: Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Kërrabë-Elbasan.

“Në Rajonin Jugor: Llogara, Qafë Thanë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovikë.

Rama nënvizoi se “kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore”.

Kreu i qeverisë këshilloi qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme me automjetet e tyre.

“Në këtë periudhë, zhvillimi i trafikut vetëm për udhëtime esenciale është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të gjithëve dhe për të lehtësuar punën e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve.

‘Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo ku është njoftuar për prezencë dëbore dhe ngricash”, theksoi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME