7 motopompa për menaxhimin e emergjencës së përmbytjeve në Durrës, Vengu: Të prekurit do strehohen në Kovaleshencë

Në qytetin e Durrësit, i cili u përfshi mesditën e sotme nga reshjet e dendura të shiut janë angazhuar 23 forca dhe 8 mjete të bazës së mbështetjes për Emergjencat Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit, ku Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara në terren për përballimin e emergjencës.

Vengu informoi se për përballimin e situatës së përmbytjeve po përdoren edhe 7 motopompa prej të cilave 4 me kapacitet të lartë.

Sipas tij, mjetet po operojnë në zonën e Shkozetit, në autostradën Durrës–Tiranë dhe në rrugën e Burgut për menaxhimin e situatës në terren.

Ndërkaq, në unazën e Durrësit,  nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile mjetet dhe efektivët e Komandës Mbështetëse po punojnë pa ndërprerje për largimin e ujit.

Forcat e Armatosura janë në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të transportuar banorët  banesat e të cilëve janë prekur nga përmbytjet, të cilët do të akomodohen në Kovaleshencën e Ushtrisë.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve në disa zona të qytetit bregdetar.

Ndërkohë që të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur në kohë çdo emergjence të ardhur nga qytetarët durrsakë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

LONDËR,24 maj 2026/Albania Express News/Një 17-vjeçar është plagosur me...

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

SERBI,24 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...

U përfshi në një aksident të frikshëm në Janinë, ish-futbollisti i përfaqësueses greke në gjendje kritike për jetën

GREQI,24 maj 2026/Albania Express News/Ish-mbrojtësi i kombëtares greke, Marios...

Derbi i Torinos, policia parandalon një përplasje mes tifozëve ultras

ITALI ,24 maj 2026/Albania Express News/Forcat e rendit në...