Zjarret në Gramsh, 8 persona me djegie, një i vdekur, shumë të lënduar ende të bllokuar në zonat rurale

Nga Fatmir Popja

Burime zyrtare konfirmojnë se 8 persona janë transportuar për ndihmë mjekësore pas lëndimeve të shkaktuara nga zjarret shkatërruese që kanë përfshirë disa fshatra të Gramshit.

Të lënduarit raportohen me djegie të lehta dhe të shkallës mesatare, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatkeqësisht, një i moshuar ka humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë pësuar dëmtime gjatë përpjekjes për t’u larguar nga flakët ditën e martë.

Sipas autoriteteve, një numër i konsiderueshëm i të plagosurve ndodhen ende në zonat e rrezikuara dhe nuk kanë mundur të transportohen në qytetin e Gramshit, për shkak të flakëve, tymit të dendur dhe vështirësive të terrenit.

Stadiumi i qytetit është kthyer në pikë pritjeje për helikopterët e emergjencave civile, që po përdoren për transportin ajror të të lënduarve drejt Repartit të Djegieve në Tiranë, por aksesi i vështirë në fshatra po pengon evakuimin në kohë të të dëmtuarve.

Situata mbetet kritike, ndërsa strukturat shtetërore, emergjencat, policia dhe Forcat e Armatosura po vijojnë punën për shpëtimin e jetëve, evakuimin e banorëve dhe frenimin e përhapjes së zjarri.Çdo minutë është vendimtare.

Apelohet për bashkëpunim dhe qetësi nga komuniteti, ndërsa situata është dramatike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh sot një...

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku

Cërrik ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Identifikohen viktimat e aksidentit...

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...