Dilema e fundit e Gvozdenoviç para duelit me Flamurtarin

Nga Vladimir Mema 

Pavarësisht se pritej që pas fazës përgatitore në Greqi të kishte qartësi për formacionin, kjo mund të thuhet se nuk ndodhi tek Elbasani. Konkurrenca e brendshme mes lojtarëve e ka komplikuar punën e trajnerit, i cili duhet të eksperimentojë më shumë dhe të marrë vendime të vështira për të ndërtuar një skuadër të balancuar dhe fituese. Këto pak ditë do t’i shërbejnë Gvozdenoviçit për të kthjelluar tërësisht idetë në lidhje me titullarët e sfidës së parë me Flamurtarin në “Elbasan Arena”.

PORTIERI, PA DILEMA – Një nga lajmet pozitive për trajnerin Ivan Gvozdenoviç është pozicioni i portierit. Martin Janaçek ka treguar që nga fillimi se është një nga më të besuarit e ekipit, duke dhënë siguri në portë me pritjet e tij të qëndrueshme dhe prezencën në fushë. Përveç Janacekut, trajneri nuk duket se po mendon për ndonjë alternativë tjetër, duke e konsideruar këtë pozitë si të qartë dhe të mbuluar. Të paktën, kjo është lënë të kuptohet nga takimet miqësore të zhvilluara në tokën greke.

MBROJTJA, KONKURENCË PA FITUES – Në repartin e mbrojtjes, situata është ndryshe. Gvozdenoviç po përballet me sfidën e një gare të fortë mes mbrojtësve për vendin në formacion. Askush nuk ka dalë ende si titullar i sigurt, ndërsa trajneri po kërkon kombinimin më të mirë për të krijuar një linjë mbrojtëse të fortë dhe të qëndrueshme. Nëse krahët mbulohen nga Musta e Lila, qendra është një rebus: Lulaj, Olberkis dhe Azemoviç luftojnë për dy vende, pa harruar as Hidën e kthyer nga huazimi. Nevoja për ekuilibër taktiko-lojtar e bëjnë zgjedhjen akoma më të vështirë.

MESFUSHA, THELBI I DILEMAVE – Në mesfushë, vendi ku vendoset ekuilibri i lojës, dilemat janë më të mëdha. Janë shumë lojtarë që pretendojnë vendin e tyre dhe që sjellin elementë të ndryshëm, si kreativitet, energji apo mbulim mbrojtës. Gvozdenoviç kërkon të ndërthurë aftësitë e lojtarëve për të arritur kontrollin në mesfushë, por konkurrenca e lartë e bën të vështirë përzgjedhjen e një formacioni të prerë.

SULMI, GARË PËR GOLA – Në repartin sulmues, konkurrenca është po aq intensive. Me shumë emra që duan të jenë protagonistë, trajneri është i detyruar të analizojë çdo lojtar në detaje për të kuptuar se kush do të sjellë efekt maksimal në fazën e sulmit. Gvozdenoviç duhet të zgjedhë lojtarët që jo vetëm do të shënojnë gola, por edhe do të ndihmojnë skuadrën në ndërtimin e aksioneve. Një ide në kokë e ka sigurisht, por mbetet për t’u parë se me cilët do të luajë në debutim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...

Kosova pranohet për herë të parë në institucionin e BE/ Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian e njeh si anëtare

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është bërë institucioni i...

Pagoi 12 milionë paund për gjyqin, deputetja britanike kërkon shpjegim për të ardhurat e Princit Andrew

Një deputete britanike i ka bërë thirrje familjes mbretërore...