Mbështetje për fermerët e Elbasanit: Grant 50%, kredi me interes 2% dhe garanci deri në 70%

Nga Vladimir Mema 

Falë nismës së qeverisë shqiptare, fermerët kanë një mundësi të mirë për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e prodhimit. Në një takim të zhvilluar me fermerë të Elbasanit dhe përfaqësues të pushtetit vendor, ku morën pjesë kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, u prezantuan detajet e një pakete mbështetëse ekonomike.

Skema përfshin një grant deri në 50% të investimit, mundësi për kredi të butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane që mbulon deri në 70% të vlerës së kolateralit. Kjo qasje synon t’i japë më shumë akses fermerëve tek financimet, duke ulur barrierat që shpesh pengojnë investimet në sektorin bujqësor.

Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave moderne, mbjelljet e reja dhe instalimi i sistemeve bashkëkohore të ujitjes, skema e re ofron një gamë të gjerë mundësish. Këto investime jo vetëm që do të rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve bujqësore, por do të shtojnë ndjeshëm edhe fitimin për fermerët.

Drejtuesit e AZHBR theksuan se aplikimet janë të hapura deri në datën 30 shtator dhe mund të kryhen pranë zyrave të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Sipas tyre, ky është një shans real për të shfrytëzuar potencialin e tokës dhe për të futur teknologji të reja në fermat shqiptare.

Kryebashkiaku Gledian Llatja vlerësoi këtë iniciativë si një hap të madh për ekonominë lokale, duke nënvizuar se Bashkia e Elbasanit do të vijojë të mbështesë çdo projekt që u jep fermerëve më shumë mundësi dhe siguri për të ardhmen e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...