Redaksia e News24 thirrje ambasadave të huaja, partive politike, deputetëve dhe institucioneve ligjzbatuese: Po rrëmbehen të dhënat dhe dosjet e korrupsionit. Rrezikohet jeta e gazetarëve dhe e burimeve

Situata e tensionuar në ambientet e News24, të rrethuar tashmë nga policia dhe ushtria ka marrë një kthesë edhe më shqetësuese.

Redaksia e këtij televizioni i bën thirrje urgjente për ndërhyrje, ambasadave të huaja, institucioneve ligjore, deputeteve të Parlamentit dhe kryetareve të partive, që të ndërhyet pasi nëper zyra po konfiskohen dhe po merren të dhënat nga kompjuterët e gazetarëve.

Në këto pajisje ndodhen informacione të rëndësishme nga investigime mbi korrupsionin, të cilat jo vetëm që përbëjnë prova të mundshme kundër abuzimeve, por edhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e gazetarëve dhe burimeve që i kanë siguruar ato.

Thirrja është e qartë: të ndalet menjëherë grabitja e informacionit dhe të garantohen të gjitha standardet e sigurisë dhe lirisë së medias, si një shtyllë themelore e demokracisë në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Investimet e huaja nuk janë kërcënim, resortet e luksit “fabrika” që krijojnë lëvizje në ekonomi

TIRANË, 2 korrik 2026/Albania Express News/-/ Kryeministri Edi Rama...

Vokli Laroshi, portieri 24 vjeçar shqiptar që po kërkohet me insistim nga klubet e mëdha të Ballkanit dhe Azerbajxhanit

NGA FATMIR POPJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Portieri shqiptar...

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...