Gonxhja me përfaqësuesit e BB, fokusi investimet në kulturë e turizëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të lartë të Grupit të Bankës Botërore, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe projektet strategjike për zhvillimin e vendit.

Në postimin e tij, Gonxhja bëri të ditur se ka mirëpritur Massimiliano Paolucci, menaxherin e ri të Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, si edhe Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azi Qendrore.

Gjatë takimit u diskutua mbi iniciativa konkrete që synojnë nxitjen e investimeve në art, kulturë, trashëgimi kulturore, destinacione turistike dhe zhvillim komunitar.

Ministri theksoi se bashkëpunimi me Bankën Botërore do të vijojë të përqendrohet te transformimi i infrastrukturës kulturore dhe te modelet e reja të financimit, të cilat synojnë të gjenerojnë impakt të qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor për Shqipërinë.

Sipas Gonxhes, këto projekte strategjike janë pjesë e vizionit për një zhvillim të integruar të turizmit dhe kulturës, duke i shndërruar asetet kulturore dhe turistike në motorë të rëndësishëm të zhvillimit lokal dhe kombëtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...