Rama: 60 mijë të rinj do të përfitojnë nga Garancia Rinore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 2200 të rinj po përfitojnë nga programi i Garancisë Rinore, ndërkohë që deri në fund të këtij mandati pritet të mbështeten rreth 60 mijë të rinj.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

Rama e cilësoi Garancinë Rinore, një model të suksesshëm europian që po zbatohet edhe në Shqipëri.

“Janë 2200 të rinj të parë që po përfitojnë nga Garancia Rinore, objektiv i së cilës është që 60 mijë vajza dhe djem të mbështeten brenda viteve të këtij mandati qeverisës”, shtoi Rama.

Garancia Rinore për të Rinjtë, një program kombëtar prej 63,5 milionë eurosh është miratuar si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030, me qëllim mbështetjen e 60 mijë të rinjve në Shqipëri.

Ky program, i financuar nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit, ofron mundësi punësimi, formim profesional, mbështetje për arsimim dhe fuqizim institucional.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestë në Mirakë të Librazhdit, banorët kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII

LIBRAZHD ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Banorët e Mirakës në...

Stuhia e fuqishme godet Kinën/ Shangai nën ujë, mbi 1 milion të evakuuar, paralajmërohet për përmbytje

KINË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Mbi 1 milion banorë...

Ministria e Shëndetësisë hap thirrjen për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Hapet thirrja për teknikët...