Merret vendimi, Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë dhe të kthejë në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku, pasi mori në shqyrtim ankimin e Kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme dha dy masa sigurie për Ballukun pasi e mori të pandehur, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Qeveria thotë se pezullimi është ndërhyrje në kompetencat e Ekzekutivit dhe kërkon shfuqizimin e kësaj mase.

Balluku u mor e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestë në Mirakë të Librazhdit, banorët kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII

LIBRAZHD ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Banorët e Mirakës në...

Stuhia e fuqishme godet Kinën/ Shangai nën ujë, mbi 1 milion të evakuuar, paralajmërohet për përmbytje

KINË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Mbi 1 milion banorë...

Ministria e Shëndetësisë hap thirrjen për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Hapet thirrja për teknikët...