Aulona Bylykbashi: Qeveria socialiste po rrit të ardhurat, ndaj qytetarët vazhdojnë të na besojnë

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, ku u prezantua nisma e re ligjore për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan, Aulona Bylykbashi, iu përgjigj pretendimeve të opozitës, e cila tentoi të barazojë rritjen e pagave dhe pensioneve me indeksimin e çmimeve.

Sipas saj, ky është një aludim krejtësisht i pavërtetë, sepse faktet flasin më qartë se çdo retorikë politike.

Faktet kryesore që tregojnë rritjen reale të të ardhurave:

Rritja e pagës minimale

• Nga 400 € sot, në 500 € në janar 2026
Rritje mbi +25%

Rritja e pensioneve

• 1.7 miliardë euro fond shtesë të dedikuar për mbështetjen e pensionistëve
• Objektivat deri në vitin 2030:
• Pensioni mesatar urban: 400 € (+40%)
• Pensioni minimal rural: 180 € (+30%)

Rritja e pagave për
profesionet kyçe

• Mjekët: +7% – +10%
• Infermierët: +7%
• Mësuesit: +3% – +5%
• Policia e Shtetit: +15% vetëm në dy vitet e fundit

Indeksimi periodik i pagave dhe pensioneve
Një mekanizëm i përvitshëm, i cili siguron që të ardhurat të mbrohen nga luhatjet e çmimeve dhe inflacioni.

Deputetja Bylykbashi theksoi se këto nuk janë premtime në letër, por angazhime buxhetore të realizuara nga qeveria socialiste, të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve.

Premtimet e mbajtura dhe reformat e kryera janë ajo që na diferencojnë nga të tjerët. Prandaj qytetarët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë, duke na mbështetur gjithmonë e më shumë me votë.” u shpreh ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

I nxehti ekstrem përfshin Europën/ Thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

Europë,26 maj 2026/Albania Express News/ I nxehti ekstrem ka...

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...