Shqipëria, pjesëmarrëse në asamblenë e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit në Spanjë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfaqësoi Shqipërinë në punimet e Asamblesë së 122-të të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit (COI), e cila u zhvillua në Kordoba, të Spanjës.

Delegacioni shqiptar, i përbërë nga Bledi Mile dhe Ana Lelo, u prit nga ministri i Bujqësisë së Spanjës si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i COI.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla i përcolli një videomesazh përshëndetës asamblesë, ku theksoi traditën mijëravjeçare të kultivimit të ullirit në Shqipëri dhe rëndësinë e tij në identitetin mesdhetar, zhvillimin rural dhe ekonominë bujqësore të vendit.

Gjatë punimeve, Shqipëria riafirmoi angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ullirit, forcimin e cilësisë së prodhimit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e produkteve Made in Albania në tregjet ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Burra që nuk e humbën kurrë orientimin qytetar

Nga Bujar Qesja DURRËS,26 maj 2026/Albania Express News/Ka fotografi që...

Sarandë/ 12 masa sigurie për zyrtarë, policë e biznesmenë, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT-së

SARANDË,26 maj 2026/Albania Express News/Prokuroria e Sarandës ka lëshuar...

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

Nga Thoma Gëllçi TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Shumë njerëz e...