Foda optimist para Sllovakisë: “Kosova ka fituar vetëbesim, do të jetë ndeshje e barabartë”

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka komentuar shortin e fazës së “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, ku Dardanët më 26 mars do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë.

Foda ka vlerësuar lart kundërshtarin, por thekson se Kosova tashmë ka fituar vetëbesim dhe është gati për sfidën.

“Ndeshja e parë është si mysafir i Sllovakisë. Sllovakia ka një ekip shumë të mirë. Ata fituan kundër Gjermanisë (2-0), por bazuar në rezultatet tona, kemi fituar si mysafirë në Suedi, Slloveni dhe gjithashtu kundër Islandës. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë”, u shpreh Foda.

Ai shtoi se fokusimi maksimal duhet të jetë në sfidën e parë.

“Nëse fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka, por siç e thashë, ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e parë në Sllovaki, dhe pastaj të shohim më tej”, shtoi Foda.

Në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, Kosova do të luajë finalen e “play-off”-it në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kundërshtari do të jetë fituesi i takimit Turqi-Rumani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...