Shorti i play off-it, Sylvinho flet për “Shqipëria Live”: Do më pëlqente më shumë ta luanim finalen në shtëpi, lojtarëve i jam falënderues

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për fazën play off të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që do të ndeshen me Poloninë më 26 mars dhe në rast fitoreje, do të ndeshen me fituesin e Ukrainë-Suedi.

Në një intervistë me Sidorela Gjonin në “Shqipëria Live”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se do t’i pëlqente që finalen ta luante në shtëpi.
Braziliani gjithashtu shtoi se e falënderon ekipin për këto 9 muaj të fushatës Kualifikuese dhe shpreson që çdo gjë të shkojë mirë në play off, aty ku do të kërkohet dhe arritja historike, kualifikimi në një Botëror.

“Shifrat flasin shumë mirë për ne, prandaj do të më pëlqente të luanim në shtëpi.
Pas ndeshjes me Anglinë, ia kam dhënë mesazhin tim të gjithë futbollistëve për këto 90 muaj fantastike. Falënderoj lojtarët për durimin e treguar. Tani shpresoj që të shkojë sa më mirë çdo gjë.
Kemi luajtur eliminatoret e Europianit, kemi bërë paraqitje dinjitoze, dolëm të parët. Luajtëm në Europian po ashtu. Më pas luajtëm kualifikueset e Botërorit, dolëm të dytët dhe ja ku jemi”, u shpreh Sylvinho.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

GJKKO ndërpret seancën për procesin ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Pritet të nisë në Gjykatën...

Aksident tragjik në Mengël të Elbasanit ku humbi jetën 7-vjeçar, hapen dyert e mortit në familjen Samurri

ELBASAN,26 maj 2026/Albania Express News/Në fshatin Mengël të Elbasan...

Presidenti Bajram Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

VATIKAN, 26 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti i Republikës...