Rrezik përmbytjeje në zonën e “Urës së Murrashit”; evakuohet një familje, shkak ngushtimi i shtratit të lumit nga inertet e hedhura

Reshjet me intensitet të lartë që kanë përfshirë qarkun e Elbasanit gjatë orëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve të lumit Shkumbin, duke krijuar situata rreziku në disa zona të bashkisë Librazhd. Sipas njoftimit zyrtar të Sektorit të Emergjencave Civile të bashkisë, një prej rasteve më problematike është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, pranë ish-zyrave të mirëmbajtjes së rrugës.

Në këtë segment, niveli i ujit është rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke rrezikuar drejtpërdrejt përmbytjen e banesës së shtetases Gjylije Murrashi. Menjëherë pas raportimit, grupet e emergjencës kanë kryer verifikimin në terren dhe kanë konkluduar se situata kërkon masa të menjëhershme mbrojtëse.

Si masë paraprake, është marrë vendimi që familja Murrashi të evakuohet përkohësisht tek të afërmit, ndërsa strukturat e bashkisë do të garantojnë ndihmë me materiale ushqimore dhe pajisje fjetjeje deri në stabilizimin e nivelit të ujit dhe normalizimin e situatës.

Sipas Emergjencave Civile, shkaku kryesor i rritjes së rrezikut nuk lidhet vetëm me reshjet, por edhe me hedhjen e inerteve në të dy anët e lumit nga firma që po kryen punimet në segmentin e korridorit VIII. Grumbullimi i materialeve ka sjellë ngushtim të shtratit të lumit, duke reduktuar kapacitetin kullues dhe duke bërë që uji të dalë më shpejt nga shtrati në raste reshjesh intensive.

Nga ana e bashkisë Librazhd, është kontaktuar menjëherë administratori i firmës ndërtuese, të cilit i është paraqitur shqetësimi për situatën e krijuar dhe rrezikimet në vijim nëse inertet nuk largohen dhe shtrati i lumit nuk rikthehet në parametrat normalë.

Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e vijueshëm të zonës, ndërsa qytetarët apelohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë menjëherë çdo problematikë që lidhet me rritjen e prurjeve të lumit Shkumbin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

GJKKO ndërpret seancën për procesin ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Pritet të nisë në Gjykatën...

Aksident tragjik në Mengël të Elbasanit ku humbi jetën 7-vjeçar, hapen dyert e mortit në familjen Samurri

ELBASAN,26 maj 2026/Albania Express News/Në fshatin Mengël të Elbasan...

Presidenti Bajram Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

VATIKAN, 26 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti i Republikës...