FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve

FIFA publikoi sot renditjen e përditësuar të kombëtareve pas ndeshjeve të zhvilluara në muajin nëntor.

Shqipëria ka pësuar një rënie me dy pozicione. Fitorja me Andorrën ka sjellë pikë minimale, të cilat janë neutralizuar nga humbja në shtëpi ndaj Anglisë. Pas fitores 0-1 ndaj Andorrës dhe humbjes 0-2 përballë Anglisë, kuqezinjtë zbritën nga vendi i 61-të në të 63-tin.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën “Play-off” të Botërorit 2026, ndërsa të enjten pritet të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales.

Ndërkaq, Kosova është 4 vende më lart në klasifikimin e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 80-të. Triumfi 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazimi 1-1 me Zvicrën, i shtynë Dardanët drejt kualifikimit në fazën “Play-off” të Botërorit.

Klasifikimi i muajit nëntor i FIFA-s është ai tek i cili do të bazohen shortet për “play-off”-in e Botërorit, por edhe për fazën finale të tij.

Ashtu siç dihet, renditja e FIFA-s për zonë e Europës mban Shqipërinë në vazon e tretë në short që do të thotë se do të luajë jashtë fushe ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Play-off”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...