U dëmtua ndaj Anglisë, ja kur pritet të rikthehet në fushë Broja

Të shihje Brojën duke dalë nga fusha me barelë dhe lot në sy, e më pas duke dalë nga “Air Albania” i shoqëruar nga stafi mjekësorë, të linte një shije trishtuese, të keqe, por për fat të mirë, ashtu siç flitej, situata nuk është aq e rëndë. “Bomberi” kuqezi u kthye në Angli, në klubin e tij Burnley ku iu nënshtrua testeve mjekësore.

Për fat, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rendë, por për një ndrydhje të lehtë në kavilje, një dëmtim që kërkon pak ditë rehabilitim. Sipas mediave angleze, Broja pritet t’i nënshtrohet menjëherë fazës së rikuperimit, për t’u vendosur në dispozicion të ekipit.

Sipas të gjithë gjasave, Broja nuk pritet të jetë në fushë këtë fundjavë kundër ish ekipit të Chelsea, por sipas të gjithë gjasave do të jetë kundër Brentford më 29 nëntor. Dëmtimi i Brojës ndaj Anglisë mori edhe vëmendjen e mediave në ishull, ku “The Sun” i kushtoi një artikull të plotë sagës së tij të dëmtimeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...