Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 43-vjeçari në Fier

Arrestohet në Fier një shtetas 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe u finalizua nën emrin “Operacionalja 74”.
I ndaluari, E. Z. (alias R. Z.), banues në Fier, ishte i kërkuar nga Gjykata e Caltanissetta-s në Itali, e cila më 1 shtator 2025 kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat:

Trafikim i lëndëve narkotike
Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal
Pas lokalizimit dhe kapjes së tij, 43-vjeçari u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, ka nisur tashmë procedurat e ekstradimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...