Reshjet në Elbasan sjellin prani uji në qytet, normalizohet situata në Gramsh. Prefektura në monitorim të vazhdueshëm

Në gjithë qarkun e Elbasanit reshjet e shiut kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, fillimisht me intensitet të ulët, ndërsa orët e pasdites sollën një shtim të tyre drejt nivelit mesatar. Për pasojë, në disa segmente rrugore brenda qytetit të Elbasanit është shënuar prani uji, kryesisht në pika ku pusetat e ujërave të bardha kanë rezultuar të bllokuara.

Sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, deri në orët e mbrëmjes nuk janë raportuar problematika apo situata të rënda që të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Ndërkohë, një nga pikat që është mbajtur në vëmendje të shtuar ka qenë fshati Kërpice, Njësia Administrative Kukur në bashkinë Gramsh, ku gjatë mesditës u evidentua rrezik për dalje nga shtrati të lumit me të njëjtin emër.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe uljes së prurjeve, situata është normalizuar plotësisht dhe në këtë moment nuk raportohet rrezik për banesat e zonës. Për të garantuar reagim të menjëhershëm në rast të ndonjë përkeqësimi të kushteve atmosferike, një fadromë e bashkisë vijon të mbetet në gatishmëri.

Institucioni i Prefektit të Elbasanit bëri të ditur se po monitoron në mënyrë të vazhdueshme gjendjen në të gjitha bashkitë, me qëllim marrjen e masave të shpejta nëse situata e motit do të përkeqësohet në orët në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...