IKMT vijon shembjet në Librazhd për zgjerimin e segmentit Elbasan-Qafë-Thanë

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, vijon nga e Marta e kësaj jave prishjet në Librazhd, si pjesë për lirimin e sheshit të nevojshëm për projektin infrastrukturor që do t’i shërbejë qytetit dhe komunitetit.

Ndërhyrjet nga IKMT po kryhen për zbatimin e projektit me interes publik, “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV” në territorin e qarkut Elbasan.

Në zonat e prekura planifikohet prishja e 22 objekteve deri në 4 kate, të cilat pengojnë zbatimin e projektit.

Sipas IKMT-së “poseduesit e godinave janë shpronësuar për interes publik, në përputhje me ligjin për shpronësimet dhe procedurat përkatëse”.

Ky projekt do t’i hapë rrugë një infrastrukture më moderne, qarkullimi më të sigurt dhe zhvillimit të mëtejshëm të qarkut Elbasan.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit nuk bëjnë prapa, marshojnë në ditën e 72-të: Këtu derisa Rama të japë dorëheqjen

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë u mblodhën...

11 ditë protestë në Divjakë, banorët këmbëngulin: “Divjaka të mbetet bashki!”

Nga Sara Tarko DIVJAKË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Prej 11...

Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shëtitorja e re e...